Monday, 22 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaShëngjini, shumë shpejt me bypass

Shëngjini, shumë shpejt me bypass

Në Shëngjin është duke u ndërtuar bypass-i, një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore për turizmin në veri.

Teksa ka publikuar disa foto nga puna që po realizohet në terren, kryeministri Edi Rama thotë se “ky aks do të shmangë trafikun në qendër të qytetit dhe do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin gjatë sezonit veror, duke lidhur Shëngjinin me Ranën e Hedhun dhe më tej me Velipojën”.

I ndërtuar përgjatë malit të Rrencit, bypass-i do të shërbejë edhe si një rrugë panoramike që rrit atraktivitetin turistik të zonës. Kreu i qeverisë bën të ditur gjithashtu se punimet pritet të përfundojnë në shkurt 2027.

Tv Klan

/tvklan.al

Lini një koment