⚠️ Paralajmërim:
Kurrë mos e zhvendos dhe mos e shkatërro një makinë të braktisur vetë — mund të akuzohesh për dëmtim prone. Gjithmonë kalo përmes policisë.
Përshkrim i plotë
Michigan ka procedura specifike për “abandoned vehicles”. Nëse dikush lë një makinë në pronën tuaj pa leje për më shumë se 48 orë, ju nuk mund ta merrni me forcë — duhet procedurë ligjore përmes Secretary of State.
Një tjetër rast i zakonshëm: makina të lëna në parkin tuaj të veturave që duhet hequr. Në këto raste, nevojitet raportim te policia lokale, inspektim, dhe procedura ligjore për të marrë titullin ose për ta tërhequr makinën me tow.
Çfarë duhet me vete
- Raporti i policisë që makina është e braktisur
- Formulari TR-52 (Notice of Abandoned Vehicle)
- Dokument i pronësisë (nëse je pronar i tokës)
- Marrëveshje me tow company të licencuar
Hapat për ta kryer
- Kontakto policinë lokale për të raportuar makinën e braktisur
- Polici inspekton dhe fillon procesin zyrtar
- Tow company e transporton makinën në storage
- SoS dërgon njoftim te pronari i regjistruar (30 ditë për të ardhur)
- Nëse askush nuk e kërkon: auction ose scrap
- Nëse dëshironi ta merrni ju: aplikoni për titull të lirë (free title) pas 30 ditësh