Thursday, 25 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaSherri në kalçeto përfundon me ekzekutimin e 27-vjeçarit, në kërkim autori

Sherri në kalçeto përfundon me ekzekutimin e 27-vjeçarit, në kërkim autori

Një ngjarje mjaft e rëndë raportohet mesditën e sotme në rrugën “Dervish Luzha” në Paskuqan, 8 qershor.

Paraprakisht, mësohet se një 27 vjeçar është qëlluar me armë zjarri. Fatkeqësisht, i riu ka ndërruar jetë pasi është dërguar në spitalin e Traumës.

Siç bën me dije gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, ngjarja ka ndodhur pas një sherri për motive banale në një kalçeto.

Është identifikuar autori, ndërsa për kapjen e tij janë aktivizuar edhe forcat RENEA.

“Po merren në pyetje dëshmitarët okularë dhe familjarët e dy të rinjve. Po këqyren edhe kamerat e sigurisë. Ka dyshime se autori dhe viktima janë fqinj me njëri-tjetrin”, mësohet nga gazetari.

Priten më shumë detaje në vijim…

/tvklan.al

Lini një koment