E diel, 8 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Shiroka Pula: Kosova do ta kujtojë gjithmonë sakrificën e ushtarëve britanikë

Shiroka Pula: Kosova do ta kujtojë gjithmonë sakrificën e ushtarëve britanikë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula ka nderuar 14 ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR.

Homazhet u mbajtën në kuadër të Ditës së Përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar, në një ceremoni ku morën pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve të Kosovës dhe të pranisë ndërkombëtare në vend.

Presidentja Shiroka Pula ishte e pranishme së bashku me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, përfaqësues të korit diplomatik, komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, si dhe komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Gjatë ceremonisë, presidentja shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin dhe sakrificën e ushtarëve britanikë, të cilët humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë.

Ajo theksoi se Kosova do ta kujtojë gjithmonë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe përkushtimin e ushtarëve të saj në shërbim të paqes dhe sigurisë së vendit.

Dita e Përkujtimit në Mbretërinë e Bashkuar shënohet në nderim të pjesëtarëve të forcave të armatosura që kanë humbur jetën në konflikte dhe gjatë shërbimit ushtarak. /Telegrafi/

Lini një koment