Shiroka-Pula takon presidenten sllovene Pirc Musar: Integrimi në BE të bazohet në merita
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka takuar në Ohër presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, në kuadër të takimit të liderëve të Procesit Brdo–Brijuni. Siç njofton RTK, sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit Shiroka-Pula theksoi se orientimi euroatlantik i Kosovës mbetet i palëkundur dhe se vendi është plotësisht i përkushtuar ndaj agjendës evropiane.
Ajo nënvizoi rëndësinë që procesi i integrimit në Bashkimin Evropian të bazohet në merita dhe të vlerësojë progresin dhe reformat e secilit vend. Presidentja theksoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik dhe synim kryesor në fushën e sigurisë.
Shiroka-Pula shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj Kosovës, veçanërisht për përkrahjen e anëtarësimit të vendit në Këshillin e Evropës. Në takim u diskutua edhe për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në bashkëpunimin ekonomik dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare.
Sipas Presidencës, Shiroka-Pula vlerësoi edhe rëndësinë e Procesit Brdo–Brijuni, të iniciuar nga Sllovenia dhe Kroacia, në mbështetje të bashkëpunimit rajonal dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.