E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Shkodër, zjarri në Bardhaj aktiv prej 24 orësh, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri

Shkodër, zjarri në Bardhaj aktiv prej 24 orësh, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri

Zjarri në kodrat e Bardhajve në Shkodër vijon të jetë aktiv prej më shumë se 24 orësh, ndërsa situata mbetet problematike për shkak të terrenit të vështirë dhe kushteve të favorshme për përhapjen e flakëve.

Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të pyllëzuara, duke iu afruar edhe zonave pranë banesave. Banorët e zonës thonë se zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në tokat bujqësore dhe pronat e tyre.

Zef Dushi, banor i zonës, tregon se pranë banesës së tij janë djegur ullinj dhe mjete bujqësore, ndërsa apelon për ndërhyrje dhe mbështetje nga shteti.

Banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri për shuarjen e vatrave, pasi terreni i vështirë e bën të komplikuar ndërhyrjen e mjeteve tokësore.

Në terren vijon të jetë e angazhuar një forcë e konsiderueshme zjarrfikësish dhe efektivësh të ushtrisë, të cilët po punojnë për izolimin e vatrave dhe vënien e situatës nën kontroll.

Ndërkohë, për shkak të përhapjes së flakëve në zonat e pyllëzuara dhe terrenit të thyer, ndërhyrja nga ajri shihet si një nga mënyrat më efektive për të frenuar përparimin e zjarrit.

Lini një koment