Thursday, 25 June 2026
54°F Detroit
BallinaBotaShkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë

Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë

Të paktën 164 persona janë vrarë dhe 971 të tjerë janë plagosur në tërmetet e dyfishta që ndodhën gjatë natës, tha presidentja e përkohshëm e Venezuelës, Delcy Rodriguez.

Kjo shifër vjen pasi Rodriguez njoftoi disa orë më parë se të paktën 32 persona ishin vrarë dhe 700 të tjerë ishin plagosur.

Ekipet e shpëtimit po vijnë nga vende të tjera për të ndihmuar në kërkim, përfshirë edhe nga SHBA-ja, me sekretarin e shtetit Marco Rubio që thotë se vendi po “dislokon menjëherë”.

Tërmetet me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë ishin ndër më të fuqishmit që kanë goditur Venezuelën në më shumë se një shekull.

Lini një koment