Monday, 27 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaShkon të kurohet në Spitalin e Lezhës, 54-vjeçarit i bie pistoleta nga çanta dhe i shkrepet…

Shkon të kurohet në Spitalin e Lezhës, 54-vjeçarit i bie pistoleta nga çanta dhe i shkrepet…

Një 54-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë nga Policia në Lezhë, pasi dyshohet se ka hyrë në Spitalin Rajonal të Lezhës me një armë zjarri, e cila i ka rënë nga çanta e krahut duke shkaktuar një shkrepje të pavullnetshme.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale G. N., 54 vjeç, kishte shkuar në spital për të marrë mjekim për shkak të problemeve shëndetësore. Gjatë qëndrimit në ambientet e spitalit, dyshohet se nga çanta e tij ka rënë një armë zjarri, e dyshuar pistoletë, duke shkaktuar shkrepjen aksidentale.

Në vijim të veprimeve hetimore, policia ka shpallur në kërkim djalin e tij, 18 vjeç, pasi dyshohet se ka fshehur armën e zjarrit me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës.

Gjithashtu, është proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe një punonjës i Spitalit Rajonal Lezhë, shtetasi A. V., 54 vjeç, me detyrë punonjës IT, pasi dyshohet se ka kryer veprime që kanë penguar zbulimin e rrethanave të ngjarjes.

Policia bën të ditur se hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit, sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të veprimeve të kryera nga personat e përfshirë.

Lini një koment