Monday, 17 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaShpallen kandidatët zyrtarë për KLGJ, përcaktohet edhe data e zgjedhjeve

Shpallen kandidatët zyrtarë për KLGJ, përcaktohet edhe data e zgjedhjeve

Gjykata e Lartë ka shpallur kandidatët zyrtarë për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe datën e zhvillimit të zgjedhjeve.

Sipas njoftimit zyrtar, lista është si më poshtë:

▪️ Sandër Simoni – Gjykata e Lartë

▪️ Igerta Hysi – Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

▪️ Fatri Islamaj – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

▪️ Matilda Llangozi – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

▪️ Brunilda Kadi – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

▪️ Manjola Xhaxho- Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

Ndërkohë, kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka shpallur datën 25 shtator (në orën 10:00) për zgjedhjen e anëtarëve të KLGJ-së.

Lini një koment