Tuesday, 29 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Shpallen në kërkim babë e bir për plagosjen me armë një ditë më parë në Lezhë

Shpallen në kërkim babë e bir për plagosjen me armë një ditë më parë në Lezhë

Policia e Lezhës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy persona, babë e bir, të dyshuar për plagosjen me armë zjarri të një 31-vjeçari dje në fshatin Manati.

Sipas policisë, bëhet fjalë për 47-vjeçarin B. Gj., alias B. V., dhe djalin e tij 23-vjeçar, A. V., banues në fshatin Tresh.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:10, pas një konflikti për motive të dobëta. Dy të dyshuarit dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri ndaj 31-vjeçarit Daniel Pikuli i cili mbeti i plagosur dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka sekuestruar edhe një automjet tip “BMW”, që dyshohet se është përdorur nga dy personat për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Hetimet vijojnë për kapjen e babë e birit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një koment