Monday, 17 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga Shqiperia“Shpërblim për policët e plagosur”, Lamallari: Banesa falas për familjet e efektivëve të rënë në detyrë

“Shpërblim për policët e plagosur”, Lamallari: Banesa falas për familjet e efektivëve të rënë në detyrë

Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi miratimin e shpërblimit financiar për punonjësit e Policisë së Shtetit të plagosur në detyrë, si edhe dhënien e banesave falas për familjet e efektivëve të rënë në krye të detyrës. Sipas ministrit, këto masa synojnë të rrisin mbështetjen financiare dhe sociale për punonjësit e Policisë së Shtetit dhe familjet e tyre.

“Kabineti qeveritar gjykoi me rëndësi të miratohej trajtimi financiar për punonjësit e Policisë së Shtetit të plagosur në detyrë. Ky vendim trajton në mënyrë shteruese punonjësit e rënë në krye të detyrës. Ajo që rregullohet është edhe banesat falas për familjarët që përfitojnë banesa të ndërtuara nga Enti Kombëtar i Banesave apo që janë konfiskuar nga krimi i organizuar“, tha Lamallari.

Gjatë deklaratës për mediat, ministri njoftoi edhe një tjetër vendim të qeverisë që lidhet me funksionimin e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar. Sipas tij, zbatimi i procedurave të përbashkëta synon të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe mallrave, duke përmirësuar shërbimet për turistët dhe duke rritur efikasitetin në pikat kufitare.

“Pikat e përbashkëta të kalimit kufitar dhe kryerjen në mënyrë të përbashkët të procedurave synojnë turizëm më cilësor dhe ekonomi më të fortë. Do të shfrytëzojmë periudhën e testimit për të lehtësuar në praktikë kalimin e qytetarëve dhe mallrave.“, tha ministri.

Lini një koment