E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaShpërndante kokainë në lokalin e tij, arrestohet 32-vjeçari në Librazhd

Shpërndante kokainë në lokalin e tij, arrestohet 32-vjeçari në Librazhd

Policia e Librazhdit ka zhvilluar disa kontrolle kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Si rezultat i hetimeve janë vënë në pranga shtetasit me iniciale Gj. K., 32 vjeç dhe K. R., 29 vjeç, të dy banues në Prrenjas.

Gjatë kontrolleve në lokalin që administronte 32-vjeçari, në Prrenjas, u gjetën 76 doza dhe sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, siguruar dhe përgatitur me qëllim shitjen. Gjithashtu u gjetën mjete që shërbenin për ndarjen e lëndës narkotike, në doza, si dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Ndërkaq, 29-vjeçari u kap në ambientet e këtij lokali dhe dyshohet se kishte dijeni për veprimtarinë kriminale të shtetasit Gj. K., dhe nuk kishte kallëzuar.

Lini një koment