E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Shpërthen karburanti në Brryl, plagosen 3 punonjës

Shpërthen karburanti në Brryl, plagosen 3 punonjës

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Brrylit, në një pikë karburanti të kompanisë Eida.

Sipas burimeve, shpërthimi dyshohet se ka ndodhur në një prej depozitave të karburantit, duke shkaktuar edhe shembjen e një godine njëkatëshe pranë pikës së karburantit.

Si pasojë e incidentit, tre punonjës kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse, ndërsa vijojnë veprimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e shpërthimit.

Lini një koment