E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Shpërthim me lëndë plasëse në Kamëz, dëmtohet një kantier ndërtimi

Shpërthim me lëndë plasëse në Kamëz, dëmtohet një kantier ndërtimi

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Kamëz, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale në një kantier ndërtimi.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:40 në bulevardin “Nënë Tereza”, në pjesën e jashtme të rrethimit të kantierit, ku dyshohet se është vendosur një sasi e vogël eksplozivi.

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëmtime të lehta në objekt.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e shpërthimit kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Lini një koment