Saturday, 4 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaShpërthim me lëndë plasëse në një banesë në Lezhë

Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë në Lezhë

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e kësaj të enjteje në fshatin Rrilë, në Lezhë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi me eksploziv ka ndodhur në një banesë në zonë, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Lini një koment