Friday, 26 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaShpërthim me lëndë plasëse në Rrilë të Lezhës, dëmtohet një banesë

Shpërthim me lëndë plasëse në Rrilë të Lezhës, dëmtohet një banesë

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së shtunës në fshatin Rrilë, në Lezhë.

Sipas informacioneve paraprake, lënda plasëse është vendosur në derën e një banese dykatëshe në pronësi të shtetasit Mirash Mirashi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se në momentin e shpërthimit, brenda banesës ndodheshin bashkëshortët, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në objekt.

Menjëherë pas ngjarjes, në zonë kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të këtij sulmi me eksploziv.

Lini një koment