Wednesday, 30 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Shpërthim me tritol në një lokal në Durrës, policia jep detajet

Shpërthim me tritol në një lokal në Durrës, policia jep detajet

Një shpërthim me tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj mërkurë në Durrës. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth 05:00 në sektor Fllakë.

Policia shton se si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Autoritetet po vijojnë hetime për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjes së autorëve.

‘Rreth orës 05:00, në Sektor Fllakë, në derën e lokalit në përdorim të shtetasve R. B. dhe E. B., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve‘, njofton policia.

Lini një koment