Thursday, 2 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaShpërthim me tritol pranë kantierit në Kamëz

Shpërthim me tritol pranë kantierit në Kamëz

Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Kamëz. Policia e Tiranës ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:40, në bulevardin “Nënë Tereza”, ku në pjesën e jashtme të rrethimit të një kantieri ndërtimi ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse.

Fatmirësisht nga ky incident nuk ka asnjë të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe dokumentimin e plotë të rastit.

/tvklan.al

Lini një koment