E shtunë, 7 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Shpërthimi me tritol në makinën e punonjëses së Bashkisë Elbasan, policia arreston autorin e dyshuar

Shpërthimi me tritol në makinën e punonjëses së Bashkisë Elbasan, policia arreston autorin e dyshuar

Policia e Elbasanit ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë të ndodhur në orët e para të datës 5 nëntor 2026, në lagjen “28 Nëntori”, ku një automjet në pronësi të një punonjëseje të Bashkisë Elbasan u përfshi nga flakët pas shpërthimit të një sasie lënde plasëse.

Sipas informacionit zyrtar të Policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 02:00, kur në njërën prej gomave të para të automjetit tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetases me inicialet A. D., ka ndodhur një shpërthim i shkaktuar nga një sasi lënde plasëse.

Si pasojë e shpërthimit, automjeti është përfshirë nga flakët, të cilat më pas janë përhapur duke shkaktuar dëmtime edhe në një automjet tjetër tip “Benz”, i cili ishte i parkuar në afërsi.

Menjëherë pas ngjarjes, grupi hetimor ka nisur veprimet për dokumentimin e plotë të saj, sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e personit përgjegjës.

Pas hetimeve dhe veprimeve të kryera, Policia njofton se ka arritur të zbardhë plotësisht dinamikën e ngjarjes, të identifikojë dhe të arrestojë autorin e dyshuar.

Lini një koment