E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›“Shpëtimtari”, portreti i Donald Trumpit shfaqet në protestën në Prishtinë

“Shpëtimtari”, portreti i Donald Trumpit shfaqet në protestën në Prishtinë

Qytetarë të shumtë janë mbledhur sonte sërish në sheshet e Prishtinës, në kuadër të natës së 15-të të protestës me moton “Jo në emrin tim”, kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara për ish-krerët e UÇK-së, siç njofton Klan Kosova.

Në mesin e pamjeve nga protesta sonte është parë edhe një portret i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pranë të cilit ishte shkruar “Shpëtimtari”. Portreti mbante edhe stemën e UÇK-së dhe flamurin amerikan.

Protesta “Jo në emrin tim” mbahet çdo mbrëmje në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku qytetarët kërkojnë lirimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të dënuar më 16 shtator nga Gjykata Speciale në Hagë.

Ndërkohë, nesër nga ora 16:00 mbahet në Prishtinë protesta e paralajmëruar nga platforma “Liria ka Emër” kundër vendimit të Speciales.

Lini një koment