Monday, 29 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaShpëtohen pas tetë orësh operacion intensiv 4 turistët e bllokuar në Kanionet e Gjipesë

Shpëtohen pas tetë orësh operacion intensiv 4 turistët e bllokuar në Kanionet e Gjipesë

Katër turistë u bllokuan mesditën e së dielës në Kanionet e Gjipesë, në territorin e Bashkisë Himarë, gjatë një eksplorimi në terrenin e thepisur të zonës. Sipas informacioneve, ata ranë në një greminë, ku njëri prej tyre pësoi edhe fraktura.

Menjëherë pas sinjalit SOS, drejt vendngjarjes u nisën shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi, forcat zjarrfikëse të Himarës, si dhe ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit.

Operacioni zgjati rreth tetë orë dhe përfshiu efektivët e Policisë së Shtetit, alpinistët e FNSH-së, Njësinë Delta, zjarrfikësit e Himarës, ekipin mjekësor dhe një helikopter të Forcave të Armatosura.

Rreth orës 20:00 u bë e mundur evakuimi me helikopter i dy turistëve të parë, ndërsa rreth orës 23:00 ekipet nxorën edhe dy turistët e tjerë nga kanionet. Njëri prej tyre, i cili kishte pësuar dëmtime, mori ndihmën e parë mjekësore në vendngjarje.

Autoritetet u bëjnë apel turistëve të shmangin lëvizjet në shtigje të vështira pa guida të specializuara dhe pa pajisjet e nevojshme, për të parandaluar incidente të ngjashme.

Lini një koment