Shqipdetroit.com lançon shërbimin e ri për profesionistët shqiptarë në Michigan
Shqipdetroit.com ka lançuar sot një seksion të ri të dedikuar për shërbimet, duke krijuar një hapësirë ku profesionistët shqiptarë në Michigan mund të prezantojnë aktivitetin e tyre dhe të lidhen drejtpërdrejt me klientët.
Në këtë platformë, çdo person që ofron një shërbim – si elektricist, hidraulik, bojaxhi, mekanik, rrobaqepës, fotograf, apo profesione të tjera – mund të regjistrohet dhe të promovojë punën e tij. Qëllimi është i qartë: më shumë mundësi për të gjetur klientë të rinj dhe një zgjidhje praktike për komunitetin që kërkon shërbime të besueshme.
Përdoruesit mund të kërkojnë lehtësisht sipas kategorive dhe të gjejnë profesionistë në zonën e tyre, ndërsa ofruesit e shërbimeve përfitojnë një prezencë më të fortë online.
Ky shërbim është falas dhe i hapur për të gjithë. Ai synon të forcojë lidhjet brenda komunitetit shqiptar dhe të krijojë një rrjet funksional ku të gjithë përfitojnë.
Nëse ofroni një shërbim, tani është momenti për t’u regjistruar. Nëse kërkoni një profesionist, tashmë e keni më të lehtë ta gjeni.
Sherbimi eshte 100 perqind FALAS.
