Shqipëri-Finlandë, formacioni i mundshëm i kuqezinjve
Shqipëria përballet me Finlandën në “Air Albania” në një sfidë vendimtare për kreun e grupit C1 të Ligës së Kombeve nesër në mbrëmje në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”.
Kuqezinjtë synojnë fitoren për të qëndruar në krye të grupit, duke kërkuar të lënë pas humbjen e vetme në këtë fushatë, pikërisht ndaj nordikëve.
Tekniku Maran nuk ka ndërmend që të eksperimentojë dhe ka “fiksuar” formacionin që do të zbresë në fushë kundër Finlandës.
Berisha pritet të jetë titullar në portë, ndërsa mbrojtja projektohet me emra të konsoliduar si Gjimshiti, Ismajli, Hysaj dhe Mitaj, ndërsa në mesfushë Ramadani, Asllani dhe Laçi.
Në sulm, Muçi, Pilo dhe Manaj pritet të formojnë treshen ofensivë, në një skemë që mund të jetë 4-1-4-1 ose 4-3-3.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.