E premte, 15 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaArteShqipëria e shekullit XX në një ekspozitë

Shqipëria e shekullit XX në një ekspozitë

Pamje të rralla të Shqipërisë së më shumë se 100 vjet më parë kanë ardhur përmes një ekspozite në Durrës.

Është një udhëtim unik në historinë dhe përditshmërinë e shqiptarëve në fillim shekullin e kaluar.

Fotografitë janë realizuar nga fotografi zviceran Eugen Pittard gjatë një udhëtimi me bashkëshorten e tij në vendin tonë në vitet 1921-1924.

Ekspozita erdhi në bashkëpunim me foto klub Durrës dhe ambasadën e Zvicrës në vendin tonë.

Kjo ekspozitë konsiderohet me rëndësi për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë historike dhe kulturore shqiptare.

Veprat fotografike të Pittard vjen për herë të parë edhe në formë digjitale duke u dhënë mundësi qytetarëve të shohin nga afër trashëgiminë shqiptaro-zvicerane.

Klan News

/tvklan.al

Lini një koment