E premte, 13 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›“Shqipëria fitoi, Italia fitoi”, Rama thotë se e pa ndeshjen me Melonin dhe kryeministrin e Finlandës: Ngjitur kishim Mac

“Shqipëria fitoi, Italia fitoi”, Rama thotë se e pa ndeshjen me Melonin dhe kryeministrin e Finlandës: Ngjitur kishim Mac

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së kombëtares shqiptare ndaj Finlandës, duke thënë se nuk ka fjalë për të falenderuar çunat e kombëtares.

Rama thotë se ndeshjen e pa në darkën e Komunitetit Politik Europian, i ulur në një tavolinë me kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe kryeministrin e Finlandës, ndërsa në tavolinën ngjitur kishin presidentin e Francës, kombëtarja e të cilit u mund nga Italia.

“Nuk rrija dot pa ndërhyrë këtu, por ishim në darkën e komunitetit politik Europian, ishim në një tavolinë me Giorgia Melonin dhe kryeministrin e Finlandës, dhe ngjitur ishte presidenti i Francës. Dhe nuk kam fjalë për t’i përshëndetur dhe falenderuar çuant e kombëtares kuqezi se na dhanë një fitore fantastike, ndërkohë edhe Italia fitoi me Francën dhe e merrni vetë me mend si shkoi muhabeti.

Ndjesë për errësirën por sa dola nga darka, edhe ishte super, Shqipëria fitoi, Italia fitoi dhe bashkë me motrën e mbyllëm me fitore”, thotë Rama në një video të postuar në rrjetet sociale menjëherë pas ndeshjes.

Lini një koment