Monday, 3 August 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaShqipëria, vendi me normat më të ulta të obezitetit në Europë

Shqipëria, vendi me normat më të ulta të obezitetit në Europë

Obeziteti po shndërrohet në një nga sfidat më të mëdha shëndetësore në Europë, por Shqipëria vijon të mbetet ndër vendet me normat më të ulëta në kontinent.

Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2022, 12.6% e shqiptarëve mbi moshën 18 vjeç klasifikohen si obezë. Ky nivel është nën mesataren e Bashkimit Europian, e cila arrin në 16.3 %, dhe më i ulët se në shumicën e vendeve të rajonit.

Në Ballkanin Perëndimor, vetëm Mali i Zi ka një normë më të ulët, me 7.8 p% , ndërsa Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Serbia raportojnë nivele më të larta se Shqipëria. Në Europë, Malta kryeson renditjen me 26.6 % të popullsisë së rritur të klasifikuar si obeze.

Ndërkohë, Eurostat evidenton se obeziteti në Bashkimin Europian është në rritje. Në vitin 2025, rreth 16.3 % e të rriturve ishin obezë, ndërsa mbi gjysma e popullsisë rezulton të jetë mbipeshë ose obeze.

Ekspertët e lidhin këtë prirje me jetesën gjithnjë e më sedentare, mungesën e aktivitetit fizik dhe ndryshimet në zakonet ushqimore. Obeziteti matet përmes Indeksit të Masës Trupore, ose BMI, ku një vlerë 30 ose më e lartë klasifikon një person si obez.

Lini një koment