Tuesday, 30 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaShqiptarët ikin jashtë, udhëtimet rriten me 14.3%; Italia dhe Greqia destinacionet kryesore

Shqiptarët ikin jashtë, udhëtimet rriten me 14.3%; Italia dhe Greqia destinacionet kryesore

Shqiptarët kanë udhëtuar më shumë jashtë vendit gjatë vitit 2025,teksa Italia dhe Greqia vijojnë të mbeten destinacionet më të preferuara.

Të dhënat e publikuara nga INSTAT në  anketën e “Pushimeve dhe Udhëtimeve 2025” tregon se banorët e Shqipërisë të moshës 15 vjeç e lart realizuan rreth 4.5 milionë udhëtime gjatë vitit, për qëllime personale dhe biznesi. Prej tyre, 97.6% ishin udhëtime personale, ndërsa vetëm 2.4% lidhen me biznesin.

Të dhënat tregojnë se udhëtimet jashtë vendit vijuan të zgjerohen me ritme dyshifrore. Krahasuar me vitin 2024, numri i tyre u rrit me 14.3%, e mbështetur nga zgjerimi i linjave ajrore  loë cost.

Italia mbetet destinacioni më i frekuentuar, duke marrë 11.3% të udhëtimeve, e ndjekur nga Greqia me 10.4% dhe Gjermania me 4%.

Kjo një lidhje e drejtpërdrejtë me destinacionet ku shqiptarët kanë emigruar ndër vite dhe ku pesha e tyre në raport me totalin mbetet e lartë. Një pjesë e konsiderueshme e udhëtimeve u orientuan edhe drejt vendeve të tjera, si Turqia, Spanja dhe Mali i Zi.

Ndryshe nga udhëtimet brenda vendit, ku arsyeja kryesore është pushimi dhe koha e lirë, për udhëtimet jashtë Shqipërisë motivi dominues mbetet vizita te të afërmit dhe miqtë, që përbën 52% të totalit të tyre. Kjo konfirmon peshën që diaspora shqiptare vijon të ketë në lëvizjet ndërkufitare.

Brenda vendit u realizuan 4.4 milionë udhëtime personale, ndërsa “pushime dhe kohë e lirë” përbën qëllimin kryesor me 52.8% të totalit.

Ashtu siç edhe nënvizojnë operatorët turistikë vazhdimit sezonaliteti mbetet i theksuar në vvend. Gushti përqendroi pjesën më të madhe të udhëtimeve me 12.6%, i ndjekur nga Qershori me 10.9%, Dhjetori me 10.2% dhe Korriku me 9.8%, duke reflektuar kulmin e sezonit veror dhe lëvizjet gjatë festave të fundvitit.

Rritja e udhëtimeve është shoqëruar edhe me ndryshime në mënyrën e akomodimit. Gjatë vitit 2025, përdorimi i apartamenteve me qira afatshkurtër, përfshirë platformat si Airbnb, u rrit me 5.9%, ndërsa qëndrimet në hotele u zgjeruan me 5.6% krahasuar me një vit më parë.

Transporti ajror ishte segmenti me rritjen më të fortë, duke shënuar një volum 14% më të lartë, në linjë me zgjerimin e ofertës së fluturimeve dhe rritjen e numrit të pasagjerëve në aeroportin e Tiranës.

Mesatarisht, shqiptarët qëndruan 5.3 netë për çdo udhëtim, ndërsa numri më i lartë i netëve të kaluara u regjistrua në muajt Korrik dhe Gusht.

Për udhëtimet brenda vendit, Tirana mbetet destinacioni më i frekuentuar me 13.7% të totalit, e ndjekur nga Vlora me 12.2%, ndërsa Korça dhe Durrësi ndajnë secili nga 7.3%.

Lini një koment