Monday, 27 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaShtohen alergjitë nga pickimet e insekteve, mjeku: Kujdes nga grerëza!

Shtohen alergjitë nga pickimet e insekteve, mjeku: Kujdes nga grerëza!

Vera dhe temperaturat e larta kanë shtuar rastet e alergjive si pasojë e pickimeve nga insekte të ndryshme. Mjekët alergologë thonë se kjo është periudha në të cilën rreziku për pickime është shumë i lartë.

Pasojat nga pickimet mund të jenë nga minimale deri jetëkërcënuese.

Mjekët rekomandojnë diagnostikimin me anë të testeve të alergjisë për çdo rast që ka shfaqur probleme shëndetësore dhe marrjen e masave parandaluese.

Krahas alergjive nga insektet, mjekët thonë se të shumta janë urgjencat e alergjive ushqimore, veçanërisht nga frutat e thata.

Lini një koment