Wednesday, 24 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaShtyhet seanca në GJKKO ndaj Veliajt, shkak mungesa e avokatëve

Shtyhet seanca në GJKKO ndaj Veliajt, shkak mungesa e avokatëve

Seanca gjyqësore zhvillohet në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj është shtyrë. Mësohet se shtyerja ka ardhur për shkak të mungesës së avokatëve Maks Haxhija dhe Dritan Jahaj.

Në seancë u paraqitu avokati i kryebashkiakut, Plarent Ndreca, ndërsa Veliaj kishte firmosur një deklaratë ku shprehte dëshirën që të përfaqësohet nga mbrojtësi i tij ligjor. Nga ana e akuzës ishte i pranishëm prokurori Ols Dado, ndërsa mungonte prokurori Altin Dumani.

Dado gjatë fjalës së tij u shpreh se seanca në këto kushte nuk mund të zhvillohet dhe kërkoi shtyrjen dhe pezullimim e afateve të paraburgimit për të pandehurit me masë sigurie.

Ndreca e kundërshtoi duke thënë: I mbrojturi prej meje nuk është bërë asnjëherë pengesë për vijimin e gjykimit, madje në deklaratën që lexuat ai thotë se nuk do paraqitet por do të përfaqësohet prej meje, se mungon avokati qe po mbron Laert Haxhiun në një tjetër sallë, ti pezullohen afatet Erion Veliajt nuk është e drejtë.

Lini një koment