E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaShtyhet seanca për dosjen “Partizani”, Malltezi: Krenarë që zhvilluam zonën pa dëbuar asnjë banor!

Shtyhet seanca për dosjen “Partizani”, Malltezi: Krenarë që zhvilluam zonën pa dëbuar asnjë banor!

Shtyhet seanca për dosjen “Partizani”, që pritej të zhvillohej këtë të mërkurë, më 20 maj, ku të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe disa të tjerë.

Gazetarja e Klan News Glidona Daci raporton se shkak për shtyrjen u bë mungesa e avokatit të biznesmenit Fatmir Bektashi.

Seanca e ardhshme do të zhvillohet me datë 8 qershor, ora 10:00 dhe do të dëgjohen plot pesë dëshmitarë.

Kujtojmë që dosja “Partizani” me 333 fashikuj u dorëzua pasditen e 18 tetorit të vitit 2024 në gjykatë nga Prokuroria e Posaçme.

Sali Berisha akuzohet në këtë dosje për korrupsion pasiv. Jamarbër Malltezi e Fatmir Bektashi akuzohen për korrupsion e pastrim parash ndërsa dy të pandehurit e tjerë vetëm për pastrim parash.

Kryetari i Partisë Demokratike dhe dhëndri i tij janë nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe përgjatë hetimit i kanë mohuar akuzat. Ndërsa biznesmeni Fatmir Bektashi është hetuar nën masën detyrim paraqitje. Xhimi Begeja e Andia Pustina janë hetuar në gjendje të lirë gjatë kësaj kohe.

/tvklan.al

Lini një koment