Shujta e mëngjesit mbi 2 euro, tri paga në pensionim, paga jubilare, SBASHK-u me kërkesa për kontratën e re
Një kontratë e re kolektive pritet të bëhet se shpejti nga Ministria e Arsimit dhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit. Sipas kryetarit të SBASHK, ministri Hajrulla Çeku ka shprehur gatishmërinë për një kontratë të tillë. Madje ai ka treguar benefitet që pritet të ketë kjo kontratë. Por komunat kërkojnë ndarjen e një vije buxhetore që kontrata e re të mos bëhet barrë financiare për to.
Nënshkrimi i kontratës së re kolektive është një nga kërkesat që e ka Sindikata e Bashkuar e Arsimit.
E së fundmi, kësaj kërkesë, sipas SBASHK, i është përgjigjur pozitivisht ministri i arsimit, Hajrullah Ceku.
Madje, sipas Rrahman Jasharit, kryetar i kësaj sindikate, ministri ka shprehur gatishmëri edhe për hartimin e kësaj kontrate.
Por cilat janë kërkesat që SBASHK, synon t’i përfshijë në të.
“Do të mundohemi të kemi ndonjë benefitet të ri, bëhet fjala çështja e mëngjesit që ka qenë 2 euro të shihet me shtrenjtimit që janë bërë ajo 2 euro ka humbur vlerën e vetë, mbase do të kërkojmë vlerë tjetër për shujtën, do të vazhdojmë të kërkojmë tri paga me rastin e pensionimit, pagat jubilare”, tha Rrahman Jashari për Tëvë1.
E zbatimi ndër vite i kontratës kolektive është shoqëruar me kundërshtime nga komunat për shkak të barrës financiare që u është shkaktuar.
Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi thotë se nga vitit 2022-2025, kjo kontratë ua mori plot 14 milionë euro.
“Nga vitit 2022-2026 neve na janë marrë 14 milionë euro, 14 milionë euro për Komunën e Vushrrisë janë më shumë se dy vite buxheti për investime kapitale. Janë 30 rrugë lokale që janë përgatit për asfaltim dhe nuk kemi pas pare më i përfundu nuk janë asfaltu, është sheshi “Adem Jashari” që ka pas para zgjedhjeve lokale më përfundu, është dashtë me shty afatin edhe për një vit, është tregu i gjelbër , janë rrugë në qztett dhe cka njihem keq është se nuk kam pas mundësi me ndihmu të rinjë dhe të rejave me bursa”, deklaroi Idrizi.
Madje, Idrizi thotë se për këtë arsye i kanë ndjekur edhe rrugët ligjore.
“Edhe në e kemi paditur Ministrinë e Arsimit, pasi që padrejtësisht na janë marrë këto para nuk e kemi nënshkruar ne, pra është dashtë më iu marrë parat atyre institucioneve të cilët kanë nënshkruar kontratën. Nëse ka diçka të tillë ata duhet me planifiku buxhetin dhe me nda vijën buxhetore me qitë ato pare se nëse vazhdon kështu ka me qenë shumë keq për komunat”, zbuloi Idrizi.
Ndërkohë, SBASHK thotë se sipas kontratës kolektive përgjegjëse për pagesën e mësimdhënësve është Drejtoria e Arsimit si punëdhënëse.
“Komunat po ta kishin kryer këtë çështje me kohë, po mos të kishin lënë të grumbullohen dhe po të kishin planifikuar buxheti dhe kjo çështje nuk do të bëhet temë, janë grumbulluar me mijëra lëndë në Gjykatë dhe kostoja e shumës”, theksoi Jashari.
Në vitin 2022,ish ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci kishte shkëputura kontratën kolektive të nënshkruar në vitin 2021, nga ish ministri Ramë Likaj./TëVë1