E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
54
Demokratë
44
Republikanë
Demokratët fitojnë shumicën në Senat • 2 vende ende pa fitues të shpallur
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
222
Demokratë
138
Republikanë
Demokratët fitojnë Dhomën • 75 vende ende pa fitues të shpallur
Rezultate jozyrtare, sipas projeksioneve të mediave • Përditësuar: 4 nëntor 2026, ora 04:14 (Detroit) • Të dhënat: Associated Press
Ballina›Kosova›Si ndikojnë rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit në Amerikë në raport me Kosovën? Kryeziu me analizë politike

Si ndikojnë rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit në Amerikë në raport me Kosovën? Kryeziu me analizë politike

Laura Kryeziu, analiste politike dhe njohëse e procesit zgjedhor amerikan ka theksuar se rezultatet e zgjedhjeve të mbrëmshme të mesmandatit në Amerikë ishin shumë më tepër se një fitore e thellë partiake për demokratët.

Në një analizë lidhur me ndikimin e këtyre rezultateve në raport me Kosovën, Kryeziu shkruan se për Kosovën, ndryshimi i shumicës në Kongres ka rëndësi të drejtpërdrejtë strategjike, sidomos përballë sfidave të sigurisë, dialogut me Serbia dhe synimit tonë për integrim euroatlantik.

Megjithatë sipas saj, kjo nuk nënkupton automatikisht ndryshim të politikës amerikane ndaj Kosovës.

Lexoni të plotë postimin e saj në Facebook:

Rezultatet e zgjedhjeve të mbrëmshme të mesmandatit në Amerikë ishin shumë më tepër se një fitore e thellë partiake për demokratët. Ishin një fitore e jashtëzakonshme, e përmasave që demokratët nuk e kanë arritur që nga fundi i viteve ’80 dhe fillimi i viteve ’90. Por, mbi të gjitha, kjo ishte një shprehje e qartë e pakënaqësisë së votuesve dhe një reagim i drejtpërdrejtë ndaj administratës Trump dhe kontrollit republikan mbi Kongresin dhe Senatin.

Kësaj radhe, votuesit nuk u përcaktuan nga ideologjia apo premtimet politike, por nga realiteti i përditshëm: kostoja e jetesës, çmimet e larta dhe pasiguria ekonomike. Fitoret historike në shtete tradicionalisht republikane, si Texas, Kansas, South Carolina, Ohio dhe Iowa, e bëjnë edhe më të fuqishëm mesazhin e kësaj vote.

Marrja e kontrollit të të dy dhomave të Kongresit nga demokratët krijon një realitet të ri politik për Presidentin Trump. Në thelb, politika amerikane po rikthen në qendër një nga parimet themelore të demokracisë amerikane: Check and Balance, pra kthim te kontrolli dhe balanca e pushtetit, ku asnjë institucion nuk mund të veprojë pa u mbikëqyrë dhe kontrollu nga institucionet e tjera.

Gjatë dy viteve të ardhshme, administrata do të përballet me më shumë mbikëqyrje, negociata dhe nevojë për kompromis. Ky është edhe një prej elementeve që e dallon demokracinë amerikane: votuesit munden me e ndryshu balancën e pushtetit edhe pa e ndryshu presidentin.

Ndryshimi i balancës politike në Washington ka rëndësi përtej kufijve të Amerikës.

Për Evropë dhe aleatët e saj, kjo mund të sjellë më shumë parashikueshmëri në marrëdhëniet transatlantike. Sepse. Kongresi e ka një rol thelbësor në financimin, mbikëqyrjen dhe përcaktimin e prioriteteve strategjike të SHBA-së.

Për Kosovën, ndryshimi i shumicës në Kongres ka rëndësi të drejtpërdrejtë strategjike, sidomos përballë sfidave të sigurisë, dialogut me Serbia dhe synimit tonë për integrim euroatlantik.

Por kjo nuk nënkupton automatikisht ndryshim të politikës amerikane ndaj Kosovës. Prandaj, është në interesin tonë të ndërtojmë mbështetje të qëndrueshme dypartiake në Washington, si në Kongres e Senat, ashtu edhe në administratë. Miqësia historike me SHBA-në është kapital i çmuar, por duhet të shoqërohet me diplomaci aktive dhe me dëshmi se Kosova është partnere serioze, e qëndrueshme dhe e besueshme.

Në fund, për Kosovën nuk ka rëndësi vetëm kush fiton zgjedhjet në Amerikë, por edhe sa mirë dimë t’i kuptojmë institucionet amerikane dhe t’i mbrojmë interesat tona në to. Sepse ajo që ndodh në Washington nuk mbetet vetëm në Washington!. /Telegrafi/

https://telegrafi.com/si-ndikojne-rezultatet-e-zgjedhjeve-te-mesmandatit-ne-amerike-ne-raport-me-kosoven-kryeziu-me-analize-politike/

Lini një koment