Siguria kombëtare, Begaj takon ministrin e Brendshëm, kreun e policisë dhe drejtorin e komanduar të SHISH
Presidenti Bajram Begaj zhvilloi të enjten një takim me drejtorin e komanduar të SHISH Elvis Lila.
Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Brendshëm, Ervin Demo dhe drejtorin i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.
“Në këto takime, Presidenti Begaj u informua dhe diskutoi me ta mbi çështje të aktualitetit”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Takimi vjen një ditë pasi kryeministri Edi Rama firmosi urdhrin për delegimin e përkohshëm të kompetencave administrative të Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH) te Drejtori i Departamentit Operativ, Elvis Lila.
Lila është ngarkuar përkohësisht me ushtrimin e kompetencave të kreut të institucionit pas shkarkimit të Vlora Hysenit, e marrë nën hetim nga SPAK për nxjerrje të sekretit shtetëror dhe përkrahje të auorit të krimit.