Thursday, 24 September 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaSiguria Kombëtare/ Presidenti Begaj takon kreun e komanduar të SHISH, ministrin Demo dhe kryepolicin Hita: U diskutuan çësht

Siguria Kombëtare/ Presidenti Begaj takon kreun e komanduar të SHISH, ministrin Demo dhe kryepolicin Hita: U diskutuan çësht

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka pritur sot (24 shtator) në takim Ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, si dhe Drejtorin e komanduar të SHISH-it, Elvis Lila.

Sipas njoftimit të presidencës, “në këto takime, presidenti Begaj u informua dhe diskutoi me ta mbi çështje të aktualitetit”.

Situata politike e krijuar në vend pas arrestimit të kreut të SHISH, Vlora Hyseni, ka nxitur debate në lidhje me sigurinë kombëtare.

Ende nuk jepen detaje të hollësishme dhe zyrtare nga ky takim në Presidencë.

Kryeministri Rama shkarkoi Hysenin nga Nju Jorku, ku ndodhet për mbledhjen e Këshillit të OKB-së, pasi SPAK dhe GJKKO vendosën masën e sigurisë arrest shtëpiak e pezullim nga detyra ndaj saj..

Opozita kishte kërkuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare nga ana e presidentit.

Lini një koment