Friday, 2 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Situatë kritike nga zjarri masiv në malin e Manatisë në Lezhë, vijon ndërhyrja nga ajri dhe toka! Flakët i afrohen edhe z

Situatë kritike nga zjarri masiv në malin e Manatisë në Lezhë, vijon ndërhyrja nga ajri dhe toka! Flakët i afrohen edhe z

Situata nga zjarri në malin e Manatisë në Lezhë vijon të jetë shqetësuese, ndërsa flakët janë përhapur në anën jugore të malit, në drejtim të fshatit, duke iu afruar zonës së banuar.

Zjarri, i cili u shfaq mbrëmjen e 1 tetorit pranë aksit të vjetër Lezhë-Milot, është riaktivizuar pas disa orësh ndërprerje. Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve në terrenin malor, të mbuluar me shkurre dhe bimësi, duke vështirësuar ndërhyrjen e forcave në terren.

Forcat zjarrfikëse dhe efektivë të ushtrisë janë pozicionuar pranë banesave, me qëllim mbrojtjen e tyre dhe parandalimin e avancimit të flakëve drejt zonave të banuara.

Ndërkohë, operacioni për shuarjen e zjarrit po zhvillohet edhe nga ajri. Aktualisht në operacion po marrin pjesë dy helikopterë, në përpjekje për të frenuar përhapjen e flakëve dhe izoluar vatrat aktive.

Situata paraqitet e vështirë për shkak të erës, e cila vijon të favorizojë përhapjen e zjarrit.

Forcat në terren vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e vatrave, ndërsa terreni i vështirë malor dhe kushtet e erës mbeten faktorët kryesorë që po pengojnë neutralizimin e plotë të zjarrit.

Lini një koment