“S’ka më shtigje dialogu”, Manjani për protestuesit: Po sillen si Basha! Dështimi i Ramës po na duket lule
Ylli Manjani thotë se protestuesit kanë kërkesa politike, por nga ana tjetër i kanë mbyllur të gjitha shtigjet e dialogut me kryeministrin pasi kërkojnë dorëheqjen e tij.
Këta kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe këtu merr fund çdo diskutim, protestuesit nuk duan të bisedojnë me të për problemet që kanë.
Biles biles i thonë hajde bëje ti këtë reformën që duam ne, kjo është qesharake. Dalin aty dhe flasin kundër Ramës.
Qytetarët do shkojnë të votojnë prapë si delet, siç kanë votu gjithmonë”, tha Manjani.
Ai shtoi: “Ju e dini alergjinë që kam ndaj revolucioneve dhe ata që flasin për revolucion janë ekstremistë të majtë dhe komunistë. Këta që dalin me logo revolucionare të bëjnë që dështimi i Edi Ramës të duket si një lule.
Unë mendoj se ne kemi bërë një revolucion të madh që quhet ‘Reforma në Drejtësi’, një revolucion antishtet dhe i duartrokitur nga turma.
Kemi ndërtuar një sistem politik për të goditur shtetin”.