Monday, 29 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperia“Skënderbeu” iu flet demokratëve, PD nis Kuvendin Kombëtar me Inteligjencë Artificiale, mesazhi

“Skënderbeu” iu flet demokratëve, PD nis Kuvendin Kombëtar me Inteligjencë Artificiale, mesazhi

Partia Demokratike po zhvillon këtë të shtunë (30 maj) punimet e Kuvendit Kombëtar, forumin më të lartë zgjedhor të kësaj force politike.

Kuvendi Kombëtar po mbahet në ambientet e Pallatit të Kongreseve, ndërsa kreu i PD-së, Sali Berisha, është i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha dhe nga e bija, Argita Malltezi.

Kuvendi nisi me një video avatari me pamjen e heroit Kombëtar Skënderbeu,e krijuar nëpër Inteligjencës Artificiale i cili tha “Unë jam Skënderbeu. Jo Skënderbeu i Elisës, para se Elisa të inatosej me Skënderbeun e saj, as Skënderbeu i kullës së Edit në mes të Tiranës. Jam Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, heroi kombëtar i shqiptarëve, europeisti i parë i këtyre trojeve. Në fakt, jam një avatar i krijuar nga Departamenti AI i Partisë Demokratike. Ndryshe nga avatari i Ramës, Diella, që ka kushtuar milion euro, unë kam kushtuar vetëm 100 euro”

Sakaq, me ngritje dore, anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD kanë miratuar Komisionin e Drejtimit të Punimeve.

Anëtarët

Ivi Kaso, kryetar

Floriana Garo

Bardh Spahia

Eliona Shkreli

Nada Meçorpaja

Po ashtu, u miratua edhe Komisioni i Mandateve.

Marash Logu

Adriana Kalaja

Ledio Nuraj

Mbledhja e Kuvendit Kombëtar vjen vetëm një javë pas rikonfirmimit të Sali Berisha në krye të partisë Demokratike.

Lini një koment