E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Rezultate jozyrtare, përditësohen automatikisht • Përditësuar: … • Të dhënat: civicAPI
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Sofia Moreira De Sousa, ambasadore e re e BE në Shqipëri

Sofia Moreira De Sousa, ambasadore e re e BE në Shqipëri

Kryediplomatja europiane, Kaja Kallas ka shpallur emrat e 33 ambasadorëve dhe diplomatëve të rinj të delegacioneve europiane në mbarë botën.

Për Shqipërinë, është propozuar si ambasadore e re portugezia Sofia Moreira de Sousa, e cila pritet të zëvendësojë Silvio Gonzaton.

Aktualisht ajo shërben si Kryetare e Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Portugali dhe më parë ka mbajtur, ndër të tjera, pozicionin e Ambasadores së BE-së në Kep Verde.

Emërimet e diplomatëve do të formalizohen pasi të merret miratimi zyrtar nga vendet pritëse përkatëse, aty ku është e nevojshme, si dhe pas përfundimit të procedurave të tjera administrative në kuadër të procesit të rotacionit për vitin 2026.

/tvklan.al

Lini një koment