E shtunë, 7 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Sofra e gurtë para Kryeministrisë tërheq vëmendjen e qytetarëve, Rama: Destinacioni më i ri turistik i Tiranës

Sofra e gurtë para Kryeministrisë tërheq vëmendjen e qytetarëve, Rama: Destinacioni më i ri turistik i Tiranës

Sofra e gurtë, e vendosur prej ditësh para Kryeministrisë si pjesë e thirrjes së qeverisë për dialog me protestuesit, ka nisur të tërheqë vëmendjen e qytetarëve në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje të qytetarëve që ndalojnë për të fotografuar objektin, ndërsa e ka cilësuar atë si “destinacionin më të ri turistik të Tiranës”.

“Mirëmëngjes dhe me destinacionin më të ri turistik të Tiranës, ju uroj fundjavë të buzëqeshur”, shkruan Rama në postimin e tij.

Ndërkohë, protestuesit kanë refuzuar ftesën për dialog dhe kanë njoftuar zhvillimin e një proteste kombëtare ditën e sotme, 7 nëntor. Protesta pritet të nisë rreth orës 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit.

Protestat nisën më 13 tetor, fillimisht përpara Ministrisë së Arsimit dhe më pas u shtrinë pranë institucioneve të tjera shtetërore. Gjimnazistë, studentë dhe pedagogë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj politikave qeveritare, duke kërkuar reflektim për problematikat e ngritura.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment