SOFT NEWS – Cila ishte dhurata dhe dedikimi i Kimi Antonellit për presidentin Mattarella?
– Kampioni i ri i botës në Formula 1, Kimi Antonelli, është pritur nga presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, në një takim privat në Pallatin e Quirinales, shkruan Gazzetta dello sport.it.
Piloti 20-vjeçar i Mercedesit është paraqitur në Presidencë i shoqëruar nga familjarët e tij, në një vizitë të veçantë pas një jave të mbushur me emocione dhe momente festive për suksesin e tij në Formula 1.
Gjatë takimit, Antonelli i ka dhuruar kreut të shtetit një nga kaskot e tij të garave, mbi të cilën kishte shkruar një dedikim të veçantë: “Presidentit Mattarella, me shumë admirim”.
Vizita në Quirinale vjen pas pritjes entuziaste që piloti italian mori një natë më parë në stadiumin “San Siro”, përpara ndeshjes Itali-Francë, ku publiku e përshëndeti me duartrokitje.
Pas takimit me Presidentin Mattarella, Antonelli do të përgatitet për garën e radhës, Çmimin e Madh të Las Vegasit, që do të zhvillohet nga 19 deri më 21 nëntor.