Sonte akademi përkujtimore për Afrim Bunjakun në Prishtinë, nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit
Sonte në Prishtinë do të mbahet një akademi përkujtimore në nder të rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i vrarë tre vjet më parë në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Akademia, e cila zhvillohet nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit, do të mbahet në orën 20:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në kryeqytet.
Bunjaku ra në krye të detyrës më 24 shtator të vitit 2023, gjatë përleshjeve me grupin e armatosur terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Ai është nderuar si hero dhe dëshmor i vendit, ndërsa emri i tij mbahet gjallë përmes aktiviteteve përkujtimore dhe përmendoreve në disa qytete të Kosovës.
Burimi: Klan Kosova