Friday, 19 June 2026
54°F Detroit
BallinaLa LigaSorloth drejt Juventusit, Atletico Madrid ngre stekën dhe kërkon sulmuesin brazilian 80 milionë eurosh

Sorloth drejt Juventusit, Atletico Madrid ngre stekën dhe kërkon sulmuesin brazilian 80 milionë eurosh

Alexander Sorloth ka gjetur gjuhën e përbashkët me Juventusin, për një kontratë për 4 vite. Tani ka mbetur të arrihet marrëveshja mes dy klubeve, Juventusit dhe Atletico Madridit.

“Colchoneros” nuk pritet të nxjerrin probleme dhe pritet shumë shpejt finalizimi i marrëveshjes me bardhezinjtë. Largimi i Sorloth që është thuajse i sigurt, por edhe një largim i mundshëm i Julian Alvarez, pa harruar këtu edhe largimin e Antoine Griezmann, e detyrojnë Atletico Madridin të futet në merkato dhe të forcojë sulmin.

Mediet spanjolle zbulojnë se Atletico Madrid ka pikasur zbulimin e sezonit të fundit në Premier League, Igor Thiago, sulmuesin e Brentfordit. 24-vjeçari u rendit si golashënuesi i dytë më i mirë në sezonin e fundit me 22 gola. Më shumë se ai shënoi vetëm Erling Haaland.

Atletico Madrid është gati të paguajë 80 milionë euro për transferimin e sulmuesit brazilian, i cili është edhe pjesë e kombëtares së tij për Kupën e Botës. Bisedimet me Brentford dhe përfaqësuesit e lojtarit pritet të nisn shumë shpejt.

Lini një koment