Sot dita 7 e revoltës kundër Ramës! Rinia nuk tërhiqet, thirrje në kor para Ministrisë së Arsimit: Dorëheqje!
“Dorëheqje!”.
Me këto thirrje vijon protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, ndërsa disa prej tyre edhe kërcejnë.
Prej disa orësh gjimnazistë, studentë janë mbledhur para Ministrisë, atje ku po protestojnë prej 7 ditësh, ndërkohë që policia është bërë gardh, ndërsa një autobot me ujë qëndron gati për të sulmuar.
Protesta para Ministrisë së Arsimit në Tiranë vijon prej disa orësh, ndërsa tensionet janë përshkallëzuar.