Saturday, 4 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaSot feston 62-vjetorin, Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot

Sot feston 62-vjetorin, Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama feston sot 62-vjetorin e lindjes, duke marrë një sërë urimesh nga qytetarë, bashkëpunëtorë dhe figura publike.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka falënderuar të gjithë ata që i kanë përcjellë mesazhe urimi, duke theksuar se është e pamundur t’u përgjigjet të gjithave individualisht. Ai shoqëroi reagimin e tij edhe me një falënderim për ata që e kritikojnë apo e sulmojnë në rrjet.

Faleminderit për urimet e panumërta për ditëlindjen… e pamundur t’u përgjigjem të gjithave… E me këtë rast faleminderit edhe për sharjet që nuk do të mungojnë më poshtë, sepse urrejtësit besnikë janë prova më e sigurt që nuk po jeton kot”, shkroi Rama.

Lini një koment