Saturday, 27 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaSPAK jep pretencën për dosjen Veliaj/ Kërkon burgosjen e biznesmenit Abule, ç’kërkoi për deputeten Bushka

SPAK jep pretencën për dosjen Veliaj/ Kërkon burgosjen e biznesmenit Abule, ç’kërkoi për deputeten Bushka

Në GJKKO u mbajt sot në 3 qershor seanca gjyqësore për disa nga të pandehurit për dosjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, të cilëve iu është pranuar gjykimi i shkurtuar.

Në nisje të seancës, biznesmeni Elman Abule kërkoi shtyrje të seancës. “Nuk kam pasur kurrë të bëjë me shtetin, nuk e di pse duhet që të gjykohem nga kjo gjykatë”, ka thënë Abule.

Përfaqësuesit e SPAK deklaruan se kanë ardhur të përgatitur për konkluzionet përfundimtare dhe se seanca nuk ka përse të shtyhet. Gjykata e ka rrëzuar kërkesën për shtyrje të kësaj séance.

Pas kësaj, SPAK ka dhënë pretencën për të bashkëpandehurit e Veliajt:

Fatmir Bektashi  1 vit burg/ 8 muaj burg, pezullim dhe në fund punë në interes publik

Kontakt shpk 583 mijë leke gjobë

Ina Goxhaj 7 vit burg / 4 vjet 8 muaj, por se përfundimisht iu pezullua dënimi e do jetë në shërbim prove për 5 vjet

Elman Abule 7 vjet / me gjykim të shkurtuar 4 vjet e 8 muaj

Frosina Bollo 1 vit /me gjykim të shkurtuar 8 muaj

Frobolus ojf, gjobë 500 mijë lekë/ përfundimisht 333 mijë lekë

Adela Kondakçi 7 vjet burg/ me gjykim të shkurtuar 4 vjet 8 muaj, por si përfundim përjashtim nga dënimi të të pandehurës

Klotilda Bushka 600 mijë lekë gjobë/ me gjykim të shkurtuar 400 mijë

Flutura Xhani 60 mijë lekë/ me gjykim të shkurtuar 40 mijë lekë

Fatjon Baçi 5 vjet burg/ 3 vjet 4 muaj, por se me gjykim të shkurtuar është pezulluar dhe si përfundim në shërbim prove

Ramental shpk 18 mlngjobë / me gjykim të shkurtuar 12 mln

/tvklan.al

Lini një koment