“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është
Veprimtari i njohur shqiptaro-amerikan, Gary Kokalari, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në Shqipëri, duke u ndalur specifikisht te vala e protestave, ecuria e reformës në drejtësi, puna e SPAK-ut dhe vendimet e fundit të gjykatave.
Përmes një analize të drejtpërdrejtë në AlbaniaNewscast me gazetar Arbër Hitaj, Kokalari ka shprehur rezerva për mënyrën se si po adresohen thirrjet për dhunë, ndërsa ka ngritur pikëpyetje mbi ndikimet dhe lobimet politike korruptive që shtrihen deri në Uashington.
Në lidhje me protestat e qytetarëve, Kokalari i konsideron ato një mjet jetik të demokracisë, por jep një paralajmërim të fortë për pjesëmarrësit: të kenë kujdes që kauza e tyre të mos kapet apo të keqpërdoret nga ish-kryeministri Sali Berisha.
”Protesta është një e drejtë legjitime dhe demokratike, e vetmja gjë që mund të them është se nuk duhet të përdoren nga askush, as nga Sali Berisha, që mendoj se nëse shkon atje do ta gjuajnë me vezë. Unë nuk kam asnjë problem me protestën, por nuk duhet harruar se Shqipëria dhe Tirana kanë bërë shumë progres vitet e fundit, krahasuar me vitin 2013 ose vitet e kaluara kur ishte Berisha.
Puna e SPAK-ut ka një lloj ngecjeje, më duhet ta them. Nuk e kuptoj si ka mundësi që Sali Berisha bën thirrje për dhunë dhe nuk arrestohet apo dënohet, dhe Erion Veliaj, që e them dhe e kam mik, është në burg. Për Ramën dhe njerëzit e tij thonë që është i korruptuar ndoshta është, unë nuk e di, nuk kam prova. Por kam shumë prova për Sali Berishën që është shumë i korruptuar. Dhe nuk e kuptoj përse është në liri.
Sa i përket zërave për heqjen e ‘non-gratës’ së Berishës, nëse kjo ka ndodhur, është një lojë e Fatmir Mediut, të cilin e quaj një ‘gjarpër’ që përdor lekë korrupsioni në SHBA.”