E premte, 27 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›SPANJË – Tetë migrantë të vdekur dhe gjashtë të plagosur rëndë pranë Ishujve Kanarie

SPANJË – Tetë migrantë të vdekur dhe gjashtë të plagosur rëndë pranë Ishujve Kanarie

MADRID, 27 nëntor /ATSH-AFP/ – Midis tetë dhe 10 migrantë të vdekur dhe gjashtë të tjerë të plagosur rëndë u gjetën në një varkë pranë Ishujve Kanarie, tha sot shërbimi spanjoll i shpëtimit detar.

“Tetëdhjetë e katër migrantë të tjerë, përfshirë një të mitur, u shpëtuan dhe u sollën në breg në portin e La Restinga, në ishullin El Hierro”, shtoi burimi.

Për disa javë, ky ishull i vogël ka përjetuar një fluks të konsiderueshëm migrantësh që vijnë nga Afrika nga deti, një kalim veçanërisht i rrezikshëm./

Lini një koment