E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaSpiunazh për BIA-n, Jelena Gjukanoviq dënohet me 6 vjet burgim

Spiunazh për BIA-n, Jelena Gjukanoviq dënohet me 6 vjet burgim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtore Jelena Gjukanoviq, ish-zyrtare e OSBE-së, duke e dënuar me 6 vjet burgim për veprën penale të spiunazhit.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtore Jelena Gjukanoviq, ish-zyrtare e OSBE-së, duke e dënuar me 6 vjet burgim për veprën penale të spiunazhit.

Sipas aktgjykimit, Gjukanoviq është shpallur fajtore për bashkëpunim me shërbimin sekret serb BIA, duke përcjellë informacione të ndjeshme që lidhen me sigurinë dhe institucionet e Kosovës.

Vendimi u shpall në seancën e sotme në Gjykatën Themelore, ku prokuroria kishte kërkuar dënim maksimal, ndërsa mbrojtja kishte kundërshtuar akuzat gjatë gjithë procesit gjyqësor.Lajmi në plotësim…

Lini një koment