Sunday, 20 September 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaStudimi, gratë më pak trajtime intensive se burrat për të njëjtën sëmundje

Studimi, gratë më pak trajtime intensive se burrat për të njëjtën sëmundje

Gratë kanë më pak gjasa se burrat të marrin trajtime invazive ose intensive për të njëjtat probleme shëndetësore. Në këtë përfundim arrin një studim i ri i studiuesve të Universitetit të St Andreës në Skoci.

Studiuesit analizuan 41 studime të publikuara nga viti 2018 deri në vitin 2023 dhe gjetën të njëjtin model në disa fusha të mjekësisë, përfshirë kardiologjinë, kirurgjinë, transplantet dhe urgjencën.

Sipas analizës, gratë me insuficiencë kardiake, infarkt apo çrregullime të ritmit të zemrës kishin më shumë gjasa të trajtoheshin me medikamente, ndërsa burrat më shpesh iu nënshtruan procedurave invazive, si bypass-i koronar apo ndërhyrjet koronare.

Dallime u vunë re edhe te pacientët me Parkinson, ku burrat kishin më shumë gjasa të referoheshin për stimulim të thellë të trurit.

Studiuesit thonë se arsyet e këtyre ndryshimeve nuk janë ende të qarta. Një prej hipotezave lidhet me faktin se gratë kanë qenë historikisht të nënpërfaqësuara në provat klinike.

Ekspertët kërkojnë studime të mëtejshme për të përcaktuar nëse këto dallime janë të justifikuara nga nevojat klinike apo pasqyrojnë pabarazi në kujdesin shëndetësor.

Lini një koment