Wednesday, 24 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaStuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)

Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)

Juglindja e vendit është përfshirë nga një stuhi shiu mbrëmjen e së mërkurës, duke sjellë reshje të dendura dhe aktivitet të lartë elektrik në disa zona.

Reshjet intensive të shiut, të shoqëruara me rrufe të fuqishme, kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve për disa minuta, ndërsa drejtuesit janë detyruar të lëvizin me kujdes për shkak të uljes së ndjeshme të shikueshmërisë.

Fenomeni atmosferik është shoqëruar me shkarkesa të shumta elektrike, të cilat janë vërejtur në disa qytete të juglindjes. Deri më tani nuk raportohen dëme apo incidente të rënda.

Lini një koment